Deputetja e PDK-së i kërkon dorëheqje Gërvallës: Lësho rrugë, veç skandale je
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ajo ka thënë se Gërvalla e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Sipas Shoshit, Gërvalla ka keqpërdorur pozitën si ministre e MPJD-së, asistenten e saj dhe vulën shtetërore për t’ia lëshuar vajzës një certifikatë të praktikës për nevoja të shkollimit në Gjermani.
Musliu Shoshi ka shkruar se nëse se një skandal i tillë do të ndodhte në Gjermani, aty ku ajo është rritur, mbrëmja nuk do ta zinte më si ministre.
“Donika Gërvalla e paska keqpërdorur pozitën si ministre e MPJD-së, asistenten e saj dhe vulën shtetërore për t’ia lëshuar vajzës një certifikatë të praktikës për nevoja të shkollimit në Gjermani”, tha Shoshi.