Deputetja e LDK-së për aferën e vajit: Keqpërdorimi paska ndodhur me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi
Rrezarta Krasniqi, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ka bërë një reagim, ku ka komentuar në mënyrë ironike aferën e vajit, ku përfshihet ministrja Rozeta Hajdari, të cilën aferë e publikoi gazeta Nacionale.
Në shkrimin e saj, zonja Krasniqi ka ironizuar duke thënë se keqpërdorimi i rezervave shtetërore paska ndodhur me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.
“Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, përkatësisht me blerjen e mospranimin e vajit, po shihet se paska ndodhur me shpejtësi të madhe, apo me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.” – shkroi ajo.