Deputetja e LDK-së: Gjilani ka mbetur aty ku e la Luta - NACIONALE

Deputetja e LDK-së: Gjilani ka mbetur aty ku e la Luta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në në nivel local në komunën e Gjilanit.

Me anë të një postimi në Facebook, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se zhvillimi në Gjilan ka ngecur që nga largim i ish-kreyetarit Lutfi Haziri.

Ajo ka hedhur edhe shumë akuza në ndaj kryesisë së re të Komunës së Gjilanit.

Postimi i saj i plotë:

Gjilani ka mbet aty ku e la Luta.

Mos edhe më keq.

-Asnjë projekt,asnjë punë këto dy vite. Degradim,nepotizëm, arrogancë e mosdije nga praktikantët e Komunës.

U zotuam në ndryshime,në të mirë e sinqerisht.

Bashkë,do ta kthejmë në rrugën e re,në rrugën e drejtë,do të vazhdojmë me projektet e nisura e do të përfundojnë vetëm me Lutën dhe LDK në Gjilan.

Lajme të ngjashme