Deputetja e LDK-së: 70,6 për qind e nxënësve, të papajisur me të gjitha tekstet shkollore – përgjegjës Kurti - NACIONALE

Deputetja e LDK-së: 70,6 për qind e nxënësve, të papajisur me të gjitha tekstet shkollore – përgjegjës Kurti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar një raport të organizatës ETEA, në lidhje me mos pajisjen e nxënësve me të gjitha tekstet shkollore.

Ajo ka shkruar se 70,6 për qind e nxënësve e vijojnë procesin mësimor pa pasur në dispozicion të gjitha tekstet shkollore.

Ajo ka shkruar tutje se përgjegjës për këtë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Dorëheqja e ministres nuk mjafton, përgjegjësi kryesor këtu është Kryeministri Kurti i cili deri me tani asnjë fjalë të vetme nuk e ka thënë për dështimet në arsim.” – shkroi tutje.

Lajme të ngjashme