Deputetja e AAK-së: Ligji për Konfiskimin e Pasurisë, cenon Kushtetutën - NACIONALE

Deputetja e AAK-së: Ligji për Konfiskimin e Pasurisë, cenon Kushtetutën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka prezantuar qëndrimin e partisë në lidhje me Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Bytyqi ka thënë se ky Ligj cenon të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës.

“I shkelë të gjitha të drejtat e njeriut, dhe ka mangësi të shumta. Byroja planifikohet të udhëiqet nga drejtori që ka kompetencë për të nisur hetime e propozime për konfiskim. Dhe si e tillë cenon të drejtat themelore dhe bie ndesh me Kushtetutën. Ky Projektligj është në standardet ligjore. Qëndrimi i AAK-së është që kthehet në pikën zero dhe të merren parasysh vërejtjet e Komisionit të Venecias”, ka thënë Bytyqi.

Lajme të ngjashme