Deputetja e AAK-së kërkon dorëheqjen e Kurtit - NACIONALE

Deputetja e AAK-së kërkon dorëheqjen e Kurtit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Albana Bytyqi, deputete e AAK-së, ka deklaruar se Kurti po i bën të gjitha këto kauza vetëm për ta rrëzuar vetveten.

Ajo në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se është koha që Kurti, të japë dorëheqje dhe se një gjë e tillë nuk është marre.

“Menaxhimi i Qeverisë Kurti është në dështim e sipër sepse menaxhim me të dobët nuk e di a kemi pasur ndonjëherë edhe pse e ka shumicën në parlament. Ndoshta krejt këto kauza është duke i bërë ta rrëzojë veten një ditë dhe ti sheh që nuk është për qeverisje sepse puna e tij nuk është duke funksionuar”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme