Deputet Avdyli hakerët me lokacionin në Vietnam ia marrin edhe faqen “Dr Haxhi Avdyli 16”
Deputeti Haxhi Avdyli ka treguar se po vazhdon të këtë me faqet e tij në “Facebook”.
Ai ka thënë se tani ia kanë marrë edhe faqen “Dr Haxhi Avdyli 16”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo faqe ka dy administratorë nga Vietnami.
“Përveq profilit tim aktual në FCB, për 9 vite deri në vjeshtën e kaluar kam administruar edhe faqen Dr Haxhi Avdyli 16. Në këtë faqe (Fan page) më nuk kam as qasje as mund të postoj, por as smundem ta mbyll dmth është si një faqe e huaj për mua. Nga informacionet e faqes shihet që kjo faqe ka dy administratorë nga Vietnami. Fatmirësisht nga humbja e qasjes në këtë faqe admistratorë e rinj nuk kanë bërë asnjë postim. Por kjo sdo të thotë që nga kjo faqe në të ardhmen të ketë edhe postime apo edhe mesazhe, që do bëhen lajme për disa portale. Përndryshe të gjitha mundësit i kemi provuar për ta rikthyer këtë faqe nën administrimin tim por deri më sot ishte e pamundur. Ju ftoj që së paku të bëni Unlike apo edhe report”, ka shkruar Avdyli, të cilit këto ditë i është hakuar edhe profili i tij.