Deputeti ukrainas flet ca fjalë shqip në Kuvend: "Kosova është Evropë", "Zoti e bekoftë Kosovën" - NACIONALE

Deputeti ukrainas flet ca fjalë shqip në Kuvend: "Kosova është Evropë", "Zoti e bekoftë Kosovën"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës ka thënë se pavarësia e Kosovë duhet të njihet sepse Kosova është shtet i pavarur.

Ai tha se Kosova dhe Ukraina kanë shumë të përbashkëta..

Ndër të tjera, ai në gjuhën shqipe tha se Kosova është Evropë.

“Kosova është Evropë”, tha ai.

Goncharenko, theksoi se do të bëjë gjithçka që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Populli ukrainas mbështet popullin e Kosovës, dhe ne dëshirojmë të ecim përpara së bashku në Evropë..."

“Zoti e bekoftë Kosovën, Slava Ukraini”, tha ai në fund të fjalimit, ku u duartrokit nga deputetët kosovarë.

Lajme të ngjashme