Deputeti Sveçla lajmëron mbylljen e një zyre paralele serbe për sport
Deputeti Xhelal Sveçla ka lajmëruar mbylljen e një zyre paralele serbe në Mitrovicë të Veriut – kësihovi një zyrë e ashtuqjatur për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuar.
“Epoka e tolerimit të zhvillimit të paralelizmave përballë institucioneve tona ka perënduar dhe nuk kthehet më”, shkroi Sveçla.
Postim i plotë:
Hapësirat publike të uzurpuara prej dekadash nga strukturat paralele të Serbisë po kthehen në shfrytëzim të komunave dhe institucioneve tona, të Republikës së Kosovës.
Në vazhdën e mbylljes së secilit paralelizëm institucional sot u kthye në pronësi të komunës së Mitrovicës së Veriut objekti i cili deri tash ishte shfrytëzuar nga strukturat paralele, përkatësisht nga e ashtuquajtura Zyrë për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara. Po ashtu, në një aksion ngjashëm është zhvilluar te stacioni i pompave të ujit në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut.
Epoka e tolerimit të zhvillimit të paralelizmave përballë institucioneve tona ka perënduar dhe nuk kthehet më.
Në çdo cep të Republikës sonë ka rend e ligj dhe institucione që janë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë.