Deputeti serb propozon që seanca konstituive e kuvendit të Serbisë të mbahet në Kosovë - NACIONALE

Deputeti serb propozon që seanca konstituive e kuvendit të Serbisë të mbahet në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti serb, Boshko Obradoviq, ka propozuar që seanca konstituive e kuvendit të ri të Serbisë, të mbahet në Kosovë.

Siç raporton “Danas”, Boshko ka thënë se është çështje marrëveshjeje nëse kjo seancë do të mbahej në Graçanicë ose në Mitrovicë, por është me rëndësi të madhe që seanca të jetë në Kosovë.

“Do të ishte gjithashtu një mundësi unike që të 250 deputetët të dislokohen në atë mënyrë që të vizitojnë të gjitha pjesët e Kosovës dhe Metohisë dhe të shohin drejtpërdrejt se si jetojnë serbët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë në Kosovë dhe Metohi. Ata do të mundë të vizitonin një numër të madh të kishave, manastireve dhe monumenteve historike serbe, të cilat së bashku me siguri do të ndiqen me vëmendje të madhe nga mediat vendase dhe ndërkombëtare”, tha Obradoviqi.

Lajme të ngjashme