Deputeti Murati tenton të shpjegoj diçka jashtë profesionit të tij
Deputeti i Lëvizjes Vetëendosje, ekonomisti Hekuran Murati, së fundmi është përfshirë në shpjegime e interpretime juridike. Ai çdo ditë provon të shpjegoj nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e rregullorën e Kuvendit.
Deputet Murati, flet me bindje për çështje juridike, anipse nuk e njeh këtë fushë. Ai po pretendon se saherë fillon seanca konstituive, mund të ndryshohet procedura.
E plotë:
Për ata që po ankohen se sot u ndryshua metoda e votimit në mes të procesit:
Jo, nuk po ndryshohet metoda e votimit në mes të procesit.
Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit.
Sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri.
Prandaj secilën herë, siç edhe e keni vërejtur, në çdo proces të ri, Kryesuesi i seancës e fton përfaqësuesin e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ta propozojë nominimin për Kryetar të Kuvendit.