Deputeti Maqedonci me Komandantin e KFOR-it: Diskutuam për sigurinë në nivel global, dhe rajonal
Deputeti i Vetëvendosjes, Ejup Maqedonci, njoftoi për një takim me Komandantin e KFOR-it, Enrico Berduanin, me të cilin, sipas komunikatës, se biesdoi për sigurinë në nivel rajonal dhe global.
Postimi i plotë:
Prita sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani. Diskutuam rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global.
Vlerësuam si shumë të rëndësishëm pjesëmarrjen e FSK-së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK, KFOR-it dhe Policisë, "Golden Sabre 25", organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet nesh.
Gjithashtu shpreha dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.