Deputeti Lushtaku thotë se Qeveria po injoron prodhuesit vendorë, del me tri rekomandime
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka thënë se Qeveria Kurti po injoron ndërmarrësit dhe prodhuesit vendorë, duke dalë kështu me tri propozime që sipas tij, janë “në të mirën e ndërmarrjeve private”.
Lushtaku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se rekomandimet e tij vijnë pas konsultimit me ekspertë.
“1. Të realizohet pagesa e TVSH-së nga konsumatori i fundit, e jo te ngarkohen bizneset duke paguar TVSH-në në doganë. Duke paguar TVSH-në pas shitjes së produktit, bizneset do të kenë mundësi të investojnë në blerje të lëndës së parë apo të investojnë në zhvillimin e prodhimtarisë! 2. Fiksimi i çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendorë për një kohe të caktuar me qëllim që të jenë konkurrues me prodhuesit e rajonit. Kjo do të realizohej me subvencionim të çmimit nga buxheti i Kosovës, mbi çmimin e fiksuar të energjisë elektrike. 3. Subvencionimi i veçantë i bizneseve prodhuese ku janë të punësuara gratë, me qëllim të stimulimit të punësimit për gratë, gjë e cila do të ndikonte më fuqizimine grave dhe ekonomive familjare!”, kanë qenë tri rekomandimet e deputetit Lushtaku.
Postimi i plotë në Facebook:
Duke parë që Qeveria Kurti II është duke injoruar ndërmarrësit dhe prodhuesit vendor të cilët janë promotori i zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.
Përveç propozimit të KQM në kuadër të PDK-së, unë si deputet i Kuvendit, i propozoj Qeverisë Kurti II t'i lejë anash inatet e saj dhe t'i pranojë rekomandimet tona, të cilat janë bërë për të mirën e qytetarëve dhe ndërmarrjeve private.
Rekomandimet e mia të cilat rrjedhin në bazë të konsultimeve me ekspertë dhe duke marrë për bazë kërkesat e ndërmarrësve privatë janë:
1. Të realizohet pagesa e TVSH-së nga konsumatori i fundit, e jo te ngarkohen bizneset duke paguar TVSH-në në doganë. Duke paguar TVSH-në pas shitjes së produktit, bizneset do të kenë mundësi të investojnë në blerje të lëndës së parë apo të investojnë në zhvillimin e prodhimtarisë!
2. Fiksimi i çmimit të energjisë elektrike për prodhuesit vendorë për një kohe të caktuar me qëllim që të jenë konkurrues me prodhuesit e rajonit. Kjo do të realizohej me subvencionim të çmimit nga buxheti i Kosovës, mbi çmimin e fiksuar të energjisë elektrike.
3. Subvencionimi i veçantë i bizneseve prodhuese ku janë të punësuara gratë, me qëllim të stimulimit të punësimit për gratë, gjë e cila do të ndikonte më fuqizimine grave dhe ekonomive familjare!