Deputeti Kurti viziton memorialin e 11 shtatorit në Nju Jork, lë një shënim - NACIONALE

Deputeti Kurti viziton memorialin e 11 shtatorit në Nju Jork, lë një shënim

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes ka vizituar memorialin kushtuar viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork, ku ka vendosur lule dhe ka nderuar kujtimin e gati 3,000 jetëve të humbura.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se përkujtimi i kësaj date mbetet një përvojë e dhimbshme dhe e rëndë për gjithë botën. “Vizita në memorial ishte veçanërisht prekëse. Vështirë është të kuptohet që një qytet me kaq ritëm të shpejtë dhe kaq i gjallë u godit nga një shkatërrim i tillë,” ka shkruar ai.

Ai ka vënë në dukje se Memoriali Kombëtar i 11 Shtatorit jo vetëm nderon trimërinë e njerëzve që ndihmuan dhe shpëtuan njëri-tjetrin në ditët e errëta pas sulmit, por gjithashtu kujton humbjen e jashtëzakonshme dhe vuajtjet që vijojnë ende sot.

“Memoriali shërben çdo ditë si homazh i qëndrueshmërisë, përbashkimit dhe shpirtit të Nju Jorkut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kujtimi jeton, liria fiton,” ka theksuar ai.

Lajme të ngjashme