Deputeti i VV-së voton kundër Strategjisë për Siguri: Na duhet harmoni e unitet - NACIONALE

Deputeti i VV-së voton kundër Strategjisë për Siguri: Na duhet harmoni e unitet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nga 84 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 61 deputetë kanë votuar pro për këtë strategji, nga ta 60 ishin pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim.

Sot është miratuar Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027, nga 84 deputetë sa ishin të pranishëm në sallë, 61 deputetë kanë votuar pro për këtë strategji, nga ta 60 ishin pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim.

Kjo Strategji, është kundërshtuar nga deputetët e opozitës të cilët kanë thënë se ka defekte në hartimin e këtij dokumenti.

Më të njëjtin arsyetim edhe deputeti nga radhët e LVV-së, Fatmir Humolli e ka kundërshtuar këtë strategji.

“Nuk e kemi diskutuar, kjo nuk më duket në rregull. Ndoshta ka ndodhur më herët, se është hera e parë që jam në Kuvend dhe ndoshta më herët i keni kaluar ashtu dokumentet pa i diskutuar, por mua nuk më duket në rregull. Na është ofru një dokument për me kalu pa debat, kjo është e gabueshme. Atëherë pse na me ngritë dorën me votu një dokument që nuk e kemi diskutu”, ka deklaruar Humolli

Tutje Humolli, ka thënë se pa unitet të brendshëm nuk kemi mundësi të kemi siguri për vendin si dhe për të hartuar një dokument të tillë duhet të analizohen shumë fusha.

“Pa harmoni dhe pa unitet të brendshëm nuk kemi mundësi të kemi siguri për vendin. Duhet të analizohen shumë fusha duke marrë parasysh pozitën e mirë gjeopolitike dhe strategjike të Kosovës, dhe duke shfrytëzuar raportet me ndërkombëtarët’’, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme