Deputeti i VV-së provon ta mbrojë Qeverinë Kurti përmes një organizate ndërkombëtare, por ia huqë emrit - NACIONALE

Deputeti i VV-së provon ta mbrojë Qeverinë Kurti përmes një organizate ndërkombëtare, por ia huqë emrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së Alban Bajrami ishte i ftuari i gazetarit Naim Sadiku në Info10. Ai u vu në siklet në lidhje me punësimet familjare të bashkëpartiakëve të tij që janë raportuar gjatë kohëve të fundit.

“Po veç këshilltar politik nuk mund të merret bashkëshorti i ministres?” – i tha gazetari.

“Po veç ai është pa pagesë,” – u shpreh z. Bajrami. Megjithatë, ai shtoi se nuk duhej lejuar që kjo të bëhej rregull, por me sa e dinte një gjë e tillë nuk ishte bërë rregull deri tash.

Gazetari ia përmendi qëndrimet e VV-së dikur kundër nepotizmit dhe familjarizmit.

Por, ai bëri edhe një huqje goxha të madhe. Organizatës World Justice Project iu referua si “World Justice Progress”.

“World Justice Progress e rendit qeverinë tonë ndër qeveritë më transparente në nivel Europe. Jemi ngritur 17 vende.” – tha ai. Gazetari i tregoi se Kosova renditej më mirë në vitin 2020, renditje me të cilën në atë kohë lavdërohej ish kryekuvendari Kadri Veseli.

“Në indeksin e korrupsionit jemi ngritur të dytët, për nga shkalla e përmirësimit.” – vazhdoi ai më tej, edhe pse ishte duke folur për të njëjtën gjë.

Lajme të ngjashme