Deputeti i VV-së për barrikadat: Po zhagiten punët, policia jonë ka kapacitete për largimin e tyre - NACIONALE

Deputeti i VV-së për barrikadat: Po zhagiten punët, policia jonë ka kapacitete për largimin e tyre

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi po deklaron se barrikadat në pjesën veriore të Mitrovicës duhet tq hiqen sa më shpejtë.

Rrrustemi ka thënë se nëse këtë punë se bën KFOR-i, atëherë zyrtarët e Policisë së Kosovës janë të gatshëm ta bëjnë këtë gjë.

Këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje. Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë”, ka shkruar ai.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të deputetit të VV-së.

Duhet ta themi rendin e gjërave ndonëse ai është shumë i thjeshtë dhe i qartë:

1. Në Republikën e Kosovës janë bllokuar disa prej rrugëve nacionale. Dhe kjo është e paligjshme.

2. Këto barrikada janë vendosura nga struktura kriminale dhe të armatosura që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht.

3. KFOR ka kërkuar pak kohë nga institucionet e Republikës së Kosovës për t’i hequr këto barrikada të paligjshme.

4. Jemi në ditën e 14 dhe sot KFOR deklaron që kjo punë të zgjidhet me dialog.

Këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje. Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë.

Lajme të ngjashme