Deputeti i VV-së: Numri i raketave të porositura përkon me numrin zyrtar të tankeve të Serbisë - NACIONALE

Deputeti i VV-së: Numri i raketave të porositura përkon me numrin zyrtar të tankeve të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka bërë me dije se numri i raketave “Javelin” të porositura nga Kosova përkon me numrin zyrtar të tankeve të Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo porosi e ushtrisë së Kosovës është investimi për sigurinë dhe paqen në rajon.

“Numri 246 i raketave të porositura anti tank të llojit Javalin përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve M84 dhe T-72B1MS të Serbisë. Për çdo tank nga një Javalin. Kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani”, ka shkruar Abrashi.

Lajme të ngjashme