Deputeti i VV-së njofton se vajza e tij ka mposhtur sëmundjen - NACIONALE

Deputeti i VV-së njofton se vajza e tij ka mposhtur sëmundjen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka treguar se vajza e tij mposhti sëmundjen pas trajtimit në Turqi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Korenica ka treguar se ai dhe familja e tij janë kthyer sot në Kosovë.

Sot edhe dielli po rrëzon më ngrohtë

“Sot duam të ndajmë gëzimin me të gjithë ju. Sot kur po kthehemi në vendlindje, jemi shumë të lumtur që vajza jonë Urtina e ka kaluar me sukses trajtimin në Turqi. Janë të shumtë njerëz që sot do i falënderoja, por që do e zbehja gjithë madhështinë e respektit dhe angazhimit që kanë treguar në këtë periudhë të vështirë por jetike për ne.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme