Deputeti i VV-së me fjalë të mëdha: Bosnjëzimi i Kosovës nuk vjen në shprehje - NACIONALE

Deputeti i VV-së me fjalë të mëdha: Bosnjëzimi i Kosovës nuk vjen në shprehje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ishte i ftuar në Tëvë 1, ku foli për shumë tema, përfshirë çështjen e Asociacionit.

Deputeti i VV-së, pra Rrustemi, ka dhënë fjalë të mëdha. Sipas tij, me qeverisjen e VV-së nuk vjen në shprehje bosnjëzimi i Kosovës.

“Në qeverisjen Vetëvendosje bosnjëzimi nuk do të lejohet asnjëherë. Ne e kemi të qartë se çfarë synon Serbia, dhe po angazhohemi qoftë në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm të mbyllim të gjitha shtigjet që do ta qonin Serbinë drejt qëllimit të saj. Por një gjë mund ta them, bosnjëzimi me qeverinë e Vetëvendosjes as nuk vjen në shprehje, ajo nuk do të ndodhë”, ka thënë Rrustemi në emisionin “InfoNata” në Tëvë 1.

Lajme të ngjashme