Deputeti i VV-së kritikon Gërvallën për Gani Jakupin: Paga prej 7 500 euro nuk është modeste
Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Jashtme për angazhimin e Gani Jakupit si ekspert i jashtëm.
Ai ka bërë me dije se nuk ka kuptim të angazhohet një ekspert i tillë pa e ditur deputetët se çka do të bën ai.
Në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, Rrahmani ka kritikuar edhe kryediplomaten Donika Gërvalla, e cila ka thënë se kompenzimi financiar që do të marrë Jakupi është një shumë modeste.
Sipas tij, paga prej 7 mijë e 500 euro nuk është pagë modeste.
“Paga prej 7500 euro nuk është modeste, është më e lartë se e kryeministrin dhe presidentes. Do duhej të dinim cili është programi i cili ka me u marrë e ka me punu ky person për pagën me të cilën paguhet. S’ka kuptim angazhimi i një eksperti pa e ditë deputetët se çfarë ka me bë”, është shprehur Rrahmani.