Deputeti i VV-së ia huq, mendon që sheqeri kushton ende 60 centë
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi kësaj radhe ka bërë një store “sfiduese” për deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke i pyetur ata për çmimet e produkteve bazike, të cilat kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit.
Njëri nga deputetët që u përgjigj në pyetjet e gazetarit ishte edhe Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje.
Hyseni tha që një kilogram sheqer kushton 0.60 centë, mirëpo në dyqanet tona një kilogram sheqer kushton 1 euro e 39 centë.
“Po sigurisht, ka çmime të ndryshime, unë dje e bleva një litër 2 euro e 19 centë. Një kilogramë sheqer është diku me dukët të 0.60 centë aty. Mbrëmë kam qenë herën e fundit si konsumator. Dje kam blerë diku 44 euro ca artikuj elementar kështu për shportë të përditshme. Rrethanat kanë ndikuar që të kemi ngritje të çmimeve.” – ka thënë Hyseni.
