Deputeti i VV-së ia huq keq, thotë se deputetët ende nuk janë certifikuar
Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj, ia ka huqur keq. Duke tentuar të kritikon deputetin e LDK-së, Besian Mustafa, ai ka thënë deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit ende nuk janë certifikuar.
Duket se deputeti i VV-së e ka harruar se Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve më 27 mars.
Nga momenti i certifikimit të rezultatit nga KQZ-ja, të gjithë deputetët e zgjedhur llogariten si të regjistruar.
“Një deputet i LDK-së, ende i pacertifikuar, paska thënë se dje u pa që VV nuk i ka numrat. Kjo natyrisht flet shumë por thelbësisht tregon për dy gjëra: Se u dashkan “numrat” për ta marrë mandatin e deputetit të siguruar me votë qytetare; dhe Nëse VV nuk i paska numrat atëherë pse nuk u votua PËR për të proceduar tutje për në tjetrën fazë”, ka shkruar Rexha.
