Deputeti i VV-së e quan "të padobishëm" konstituimin e Kuvendit pa marrëveshje për president
Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje ka thënë se konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin “nuk ka dobi”, pasi do të shndërrohej në “fushatë elektorale”.
Ai tha se marrëveshja është e mundur nëse ekziston vullnet politik, duke propozuar një President konsensual.
“Duhet të pajtohemi për President konsensual dhe të ulemi të flasim për forman e partneritetit apo bashkëpunimit”, tha Rrustemi.
Sipas tij, pa marrëveshje, çdo ditë e afron vendin me zgjedhjet.