Deputeti i VV-së: 1 janari po afrohet e vendi po zbrazet, duhet të rishikohen pagat - NACIONALE

Deputeti i VV-së: 1 janari po afrohet e vendi po zbrazet, duhet të rishikohen pagat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrrahmani ka deklaruar që pagat në vend duhet të rishikohen, pasi një janari po afrohet, kur liberalizimi i vizave hynë në fuqi, dhe vendi po zbrazet nga qytetarëet.

Këto deklarata, ai i ka bërë në "Tëvë1", ku mes tjerash, ka thënë se ka largime edhe në Policinë e Kosovës.

Sipas tij, qëndrimi i partisë ku bën pjesë në lidhje me temat që opozita i dërgon në Kuvend, është gabim.

“Pagat në përgjithësi në Kosovë duhet rishikuar dhe me u pa mundësia, po vijmë drejtë 1 janarit dhe vendi është duke u zbrazur me njerëz edhe në polici edhe në secilin vend kemi largime të përditshme prej punës dhe orientimit të tyre drejt vendeve të Evropës për një jetë më të mirë, kështu që është një çështje emergjente që duhet merret secili prej nesh, por unë e vlerësojë si të gabueshme qëndrimin e LVV-së në këtë pikë , ku nuk marrin pjesë në çfarëdo llojë temë që opozita e sjellë në Kuvend. Ne duhet të marrim pjesë në ato diskutime, kurdo që kemi kundërshtime duhet që të kundërshtojmë…." - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme