Deputeti i PDK-së: Osmani e bëri të qartë se është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve - NACIONALE

Deputeti i PDK-së: Osmani e bëri të qartë se është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani e bëri të qartë se “është pjesë e pazareve pëer krijimin e institucioneve” me kërkesën për masë të përkohshme ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se presidentes “i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik”.

“Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve. Ajo ende nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj personal.

Zonjës Presidente i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër.

Sa më shumë kaos institucional, aq më të vlefshëm bëhen politikanët populistë para militantëve të tyre” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme