Deputeti i AAK-së “nuk beson” se nesër bëhet qeveria: “Do të marrë shumë kohë”
Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, nuk beson se nesër mund të zgjedhet qeveria e re e vendit në seancën konstituive.
“Ashtu siç e ka thënë edhe lideri edhe ne, ka mundësi për me ndryshu diçka, por kryeparlamentari votohet pastaj shohim për procedurat e mëtutjeshme. Besoj që nesër nuk do të bëhet qeveria dhe ka gjasë të marrë shumë kohë”, tha Brahimaj në DPT te Fidani.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nesër “në princip” e votojnë Kryetarin e Kuvendit të Kosovës të propozuar nga Vetëvendosja, por se për këtë gjë votojnë në varg me partitë e tjera ish-opozitare.