Deputeti Dugolli çuditë: Deputetët e opozitës s’e kanë lexuar Strategjinë për Siguri
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, u ka replikuar deputetëve të opozitës, të cilët pretendojnë se Strategjia e Sigurisë së Kosovës 2022-2027, nuk e ka për qellim anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Madje Besnik Tahiri nga LDK, beri një krahasim me strategjitë e përpiluara nga Qeveritë e kaluara ku tha se në të gjitha këto dokumente në faqen e pare cekët se Kosova ka si qëllim anëtarësimin në NATO.
Sipas Dugollit, kolegët e tij nuk e kanë lexuar fare këtë strategji.
“Edhe pse nuk jam adhurues i replikave, por çare nuk po kam kur po shoh kolegë deputetë të cilët dalin e flasin e nuk e kanë lexuar hiç strategjinë. Për besë, po ndihëm shumë keq edhe për ta. Pasi që ky kolegu i cili posa e mbaroj fjalën Tahiri, shihet se nuk e ka lexuar Strategjinë. Nënkapitulli anëtarësimi në NATO, 3,4 dhe 3,2, recidivisht thotë se Republika e Kosovës, ka synim të pa cenueshëm anëtarësimin dhe integrimin në NATO...’’, ka thënë Dugolli.
Dugolli, ka vazhduar më akuzimet se kolegët e tij, nuk e kanë lexuar deri në fund strategjinë e propozuar sot në Kuvend.
‘’Besoj se Strategjia është shumë e qartë, por do të kenë qartësi kur ta lexojnë më mirë pastaj le të dalin të flasin’’, tha ai.
Pas kësaj replike ka pasur kundërshtime ku Konjufca ka kërkuar nga deputetët që mos të shtyhen se kush e donë NATO-n e Amerikën më shumë.
‘’Ju kisha lutur që në Kuvend, mund të shtyheni për çka do vetëm jo se kush e donë më shumë NATO-n e Amerikën më shumë pasi që besoj se të gjithë e duam njësoj’’, tha Konjufca