Deputeti Besian Mustafa shkruan për skandalin e zbuluar nga Nacionalja: Ky është dyfish korrupsion - NACIONALE

Deputeti Besian Mustafa shkruan për skandalin e zbuluar nga Nacionalja: Ky është dyfish korrupsion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve të gazetës Nacionale për skandalin e Qeverisë Kurti për blerjen e grurit, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.7 milionë euro. Ai ka thënë se ky skandal është dyfish korrupsion.

Mustafa ka thënë se Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka keqpërdorue 1.7 milonë eruo dhe për këtë duhet të hetohet nga organet e drejtësisë.

“Që ka blerë grurë për rezerva shtetërore ka bërë shumë mirë. Por, kur qenka bërë blerja e grurit “sekret shtetëror”?! Thua ti po blen armë bërthamore! Gruri është produkt bazik që tregtohet çdo sekond në berza ndërkombëtare me çmime publike transparente. Pse duhet ministrja e Kosovës, açik dynjasë, të blejë grurë me çmime sekrete 1,7 milionë euro më shtrenjtë se në tregjet e botës? Edhe sa ton grurë shtesë do të mund të bliheshin me 1,7 milionë euro?!”, ka shkruar Msutafa.

Shkrimi i plotë i z. Mustafa:

Korrupsioni si “sekret shtetëtor” është dyfish korrupsion.

Ministrja e tregtisë paska shpenzuar 1,7 milionë euro mbi çmimin e tregut për të blerë grurë nga vendet e huaja. Pra, ka keqmenaxhuar paranë e shtetit. Thënë shqip, i paska keqpërdorur 1,7 milionë euro të qytetarëve.

Që ka blerë grurë për rezerva shtetërore ka bërë shumë mirë. Por, kur qenka bërë blerja e grurit “sekret shtetëror”?! Thua ti po blen armë bërthamore! Gruri është produkt bazik që tregtohet çdo sekond në berza ndërkombëtare me çmime publike transparente. Pse duhet ministrja e Kosovës, açik dynjasë, të blejë grurë me çmime sekrete 1,7 milionë euro më shtrenjtë se në tregjet e botës? Edhe sa ton grurë shtesë do të mund të bliheshin me 1,7 milionë euro?!

Këto rezerva kanë mundur edhe t’i parakontraktojnë direkt nga fermerët kosovar. Pra, t’i mbushin rezervat e shtetit me grurë vendor gjatë këtij muaji të korrje-shirjeve. Këtu kisha pritur më shumë insistim nga ministri i bujqësisë që ta kushtëzonte ministren e tregtisë të parakontraktonte grurin nga fermerë tanë. Por, ndoshta pastaj ministrja nuk do të kishte mundur t’i blente me kontratë sekrete 1,7 milionë euro më shtrenjtë. Ky pra qenka mëkati i fermerëve kosovar: do ia shisnin shtetit të tyre grurin për 1,7 milionë euro më lirë! Kjo, siç po shihet, ka qenë e papranueshme për ministren. Ajo ka insistuar ta blejë grurin nga jashtë, 1,7 milionë më shtrenjtë, me kontratë sekret.

Shpresoj që organet e rendit dhe ligjit ta hetojnë këtë rast.

Njëkohësisht, shpresoj që ministrja tash e tutje ta blejë grurin nga fermerët kosovar, haptazi, pa sekrete.

Poashtu, shpresoj që ministri i bujqësisë të garantojë që rezervat shtetërore të mbushen me produkte vendore, në këtë rast grurë kosove.

Në fund, i bëjë thirrje Qeverisë që të rrisë fonde shtesë, përtej buxhetit aktual të Ministrisë së Bujqësisë, për stimulimin e mbjelljes së më shumë siperfaqeve me grurë sivjet në vjeshtë/dimër. Do të kemi nevojë për më shumë grurë në 2023.

Lajme të ngjashme