Deputetët të hënën i kthehen punës në Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

Deputetët të hënën i kthehen punës në Kuvendin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pushim. Para më shumë se një muaji, u mbajt seanca e fundit.

Të zgjedhurit e qytetarëve, do të nisin punën më 12 shtator, kur fillon sesioni vjeshtor i legjislativit.

Prioritet, do të jenë shumë projektligje, duke përfshirë edhe miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka treguar disa prej temave dhe projektligjeve që duhet të shqyrtohen.

Në shtatë muajt e parë të këtij viti, Kuvendi miratoi 87 ligje në të dy leximet.

Lajme të ngjashme