Deputetët sot mbajnë seancë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot do të mblidhen për një seancë të rregullt plenare në ambientet e Kuvendit.
Me fillim nga ora 10:00 deputetët do të shqyrtojnë në lexim të parë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Kujtojmë se ProjektBuxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023 është paraparë të jetë 3 miliardhë e 212 milionë euro.
Ndrushe Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se ky buxhet është i mjaftueshëm për zhvillimin e vendit. Por këto deklarata në vazhdimësi kanë hasur në kritika nga ana e opozitës kosovare.