Deputetët para RTK-së, Tahiri: Ai zotëria që po na ngon në televizor, të tregojë pse s’e transmetuan seancën
Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare të Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur fjalime para objektit të Radiotelevizionit të Kosovës, kjo pasi transmetuesi publik nuk e shfaqi në kanalin kryesor seancën e jashtëzakonshme.
Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, fillimisht tha:
“Institucioni që po shihet mbrapa, është RTK. I themeluar nga Kuvendi i Kosovës, dhe ky institucion u jep llogari deputetëve të Kuvendit. Seancat parlamentare janë detyrë, obligim ligjor e kushtetutes të cilat duhet t’i përmbush ky institucion, ti transmetojë mesazhet e përfaqësuesve të popullit”.
Tutje, ai ka thënë se derisa në seancë po trajtohej një “superskandal” i qeverisë, seanca u ndalë për fjalimin e Kurtit në një konferencë.
“Fakti që në një seancë ku po trajtohet një super skandal i kësaj qeverie ndalet për fjalimin e kryeministrit në një konferencë, tregon saktë, drejt e shpërftyron regjimin e Kurtit se dojnë me ndalë fjalën, debatin, argumentin, dhe ashtu si kanë ardhë më mashtrin, të mashtrojnë popullin, të fshehin për të bëmat e tyre, që po i japing jo vetëm hije të keqe vendit”.
Tahiri bëri thirrje që të jipet llogari në lidhje me këtë dhe të tregohet se pse u ndalë transmetimi drejtpërdrejtë.
Tu shku Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme, me ndalë dikush, kush e ka ndalë, kush është ai njeri që ka thënë me ndalë fjalimin e deputetëve. Nuk ka faj ky zotëria se e ka vend pune, po duhet të japë llogari ai urdhëruesi që po na ngon në televizor, e që ish dalë me tregu këtu pse e kanë ndalë transmetimin drejtpërdrejt.
“Kjo nuk ka tjetër emër, përveç tendencë me mbytë fjalën e lirë, dhe me e ndalë porosinë e cila është e drejtpërdrejtë e saktë dhe e qartë se këtu ka të bëjë me një qeveri që e ktheu Kosovën mbrapa dhe po mundohet ta shti regjimin parapolitik”.