Deputetët mblidhen për 1 maj, Kuvendi njofton për seancën konstituive - NACIONALE

Deputetët mblidhen për 1 maj, Kuvendi njofton për seancën konstituive

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të enjten, më 1 maj, vazhdon sërish seanca konstituive.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka publikuar agjendën, ku ka bërë me dije se seanca vazhdon nesër nga ora 10:00.

Theksojmë se të martën dështoi për herë të tetë seanca konstituive e Kuvendit.

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu assesi nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme.

Sot ndërkaq, Albin Kurti pas gati dy javësh heshtjeje, i ka folur dy fjalë për situatën politike.

I pyetur në Istog nga gazetarët për konstitutimin e Kuvendit, ai u përgjigj shkurt.

“Njëherë Kuvendi, pastaj qeveria” – tha Kurti.

Lajme të ngjashme