Deputetët e VV-së nuk po votojnë, Konjufca e thërret në diskutim Kusari-Lilën
Duket se Kuvendi i Kosovës është në një krizë të funksionimit. Deri me tani, në seancën e sotme nuk është votuar asnjë vendim.
Kjo e ka shqetësuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e ka thirrur për diskutim shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
“E thërras në diskutim të shkurtër kryetaren e grupit parlamente të mazhorancës”, ka thënë Konjufca.