Deputetët e VV-së e “rrethuan” Konjufcën si truproje: Me kryetarin, një ditë e gjatë
Katër deputetë të VV-së, më saktësisht Mefail Bajqinovci, Valon Ramadani, Nijazi Isaku dhe Mirsad Shkreta, kanë postuar një fotografi të përbashkët me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Katër deputetët, por edhe Konjufca, shihen të buzëqeshur, ndonëse gjatë ditës kishte edhe përleshje fizike mes pushtetit dhe opozitës.
Ndërsa deputeti Isaku, që e publikoi këtë fotografi, ka shkruar se dita e djeshme e seancës ishte e gjatë.
“Me Kryetarin e Kuvendit, pas një dite të gjatë ku votuam një mori ligje të rëndësishme për vendin.” – shkroi ai.