Deputetët e Kuvendit të Kosovës fillojnë vizitën zyrtare në Turqi - NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës fillojnë vizitën zyrtare në Turqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka bërë të ditur se me disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë filluar sot vizitën zyrtare në Turqi.

Rrahmani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se atje kanë takuar disa shqiptar ku kanë dëgjuar storet e suksesit të tyre.

Si grup i miqësisë me Turqinë sot filluam vizitën zyrtare në Republikën e Turqisë, ku takuam shumë shqiptarë të shpërngulur nga trojet tona përgjatë historisë. Është kënaqësi të dëgjosh e të shohësh storie suksesi të shqiptarëve në Turqi. Shoqata të shumta që po kontribuojnë në ruajtjen e kulturës, traditës dhe vlerave familjare që kemi si shqiptarë, janë për t'u marrë shembull”, ka shkruar Rrahmani.

Pjesë e këtijj grupi së bashku me Rrahmanin janë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Regjepi, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, deputeti i VV-së, Visa Korenica si dhe Enis Kervan nga partia turke.

Lajme të ngjashme