Deputetët duartrokasin për gratë e prekura e që po trajtohen nga kanceri i gjirit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë duartrokitur për gratë me kancer të gjirit që ishin prezente gjatë seancës së Kuvendit.
Kryetari Glauk Konjufca, përshëndeti ato duke thënë se “këtu i kemi gratë e guximshme të Kosovës të cilat janë duke u trajtuar prej kancerit të gjirit”.
“Muaji tetor përndryshe është edhe muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit. Këtu i kemi gratë e guximshme të Kosovës të cilat janë duke u trajtuar prej kancerit të gjirit”, ka thënë Konjufca.
“Ju dëshirojmë mirëseardhje në Kuvend dhe urojmë që ta kalojmë këtë luftë të rëndësishme së bashku. Ju dëshirojmë shërim të shpejtë, e po ashtu jetë të gjatë”, shtoi tutje Konjufca.
