Deputete Kurti citon kryeministër Kurtin: Serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se ata në Serbi - NACIONALE

Deputete Kurti citon kryeministër Kurtin: Serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se ata në Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje e ka dhënë një intervistë të gjatë për Veçernji List” të Kroacisë. Mes tjerash ai ka pretenduar edhe se serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se ata në Serbi.

E pikërisht kjo pjesë i ka pëlqyer deputetes Tinka Kurti që ka vendosur ta shpërndajë në profilin e saj në Facebook.

Ajo nuk jep ndonjë koment, por nga rishpërndarja duket se e mbështet mesazhin dhe konstatimin e bërë nga kryeministri.

“Në Serbi, në ekranet televizive, në reality show, e më pas në shkolla e në rrugë, keni shumë dhunë dhe vrasje. Serbët në Kosovë jetojnë shumë më mirë se serbët në Serbi. Por kriminelët në Serbi jetojnë shumë më mirë se sa në Kosovë.” – shprehet mes tjerash kryeministri i Kosovës.

Postimi i plotë që përmban gjithë paragrafin e Kurtit:

Lajme të ngjashme