Deputete Kurti: Asociacioni do t'i dobësojë komunat serbe, do ta luftojë Rashiqin - NACIONALE

Deputete Kurti: Asociacioni do t'i dobësojë komunat serbe, do ta luftojë Rashiqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, me fjalë interesante ka kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe apo siç e ka shkruar ajo “Zajednica”.

Kurti ka thënë se Asociacioni i dobëson komunat dhe e forcon Serbinë.

Ajo ka shkruar edhe më larg duke thënë se Asociacioni do ta luftojë edhe ministri serb në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiqin.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe (Zajednica) i dobëson komunat me shumicë serbe dhe e forcon Serbinë. Kryetari i ardhshëm i Asociacionit do ta marrë aminin te Vuçiqi dhe Porfirije në Beograd, do t’i dominojë kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta luftojë ministrin Nenad Rashiq në Prishtinë.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe zyrtarët e lartë amerikanë dhe të BE-së kanë kërkuar nga Kosova që të themelojë Asociacionin.

Lajme të ngjashme