Departamenti amerikan i Shtetit: Escobar është nisur për në Prishtinë e Beograd në mbështetje të dialogut - NACIONALE

Departamenti amerikan i Shtetit: Escobar është nisur për në Prishtinë e Beograd në mbështetje të dialogut

4 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të martën ateron për të treten herë në Prishtinë. Këtë herë me një ‘mision’ të qartë. Mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Udhëtimin e emisarit amerikan drejt Prishtinës i’a ka konfirmuar Gazetës Online Reporteri.net edhe një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

Përveç Prishtinës, Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë do ta vizitojë edhe Beogradin.

DASh thekson se arsyeja e këtij udhëtimi të Escobarit është i qartë. Ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi.

“Zëvendës-Ndihmës Sekretari Escobar po udhëton në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur Dialogun”, është përgjigjur shkurt zëdhënësi i DASh.

Emisari amerikan, në Prishtinë e Beograd, do të qëndrojë bashkë me përfaqësuesin special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajcak.

Lajme të ngjashme