Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Tash për tash, nuk ka ndryshim në pozicionimin e forcave
Tash për tash, nuk ka ndonjë ndryshim në pozicionimin e forcave amerikane të NATO-s. Kështu kanë thënë nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes për “REL”.
Mediumi të enjten ka raportuar se një zyrtarë i Departamentit u ka thënë se “tash për tash, nuk ka asnjë ndryshim në pozicionimin e forcave për të njoftuar”.
Sa ushtarë ka KFOR në Kosovë, dhe sa prej tyre janë amerikanë?
Sipas një dokumenti të publikuar të fundi në faqen zyrtare të NATO-s, aktualisht gjithsej janë 4 mijë e 686 ushtarë të vendeve të ndryshme në Kosovë.
Shteti me më së shumti trupa në misonin e KFOR-it është Italia, me 1 mijë e 258, pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 602.