Dënimi i Speciales për Pjetër Shalën, Mehmetaj ka disa pyetje për Kurtin: A je kundër njëmend, a jo?
Gazetari Lirim Mehmetaj ka shtruar disa pyetje për kryeministrin Albin Kurti, të cilat kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.
Pas vendimit të djeshëm të Speciales, ku Pjtër Shala u dënuar me 18 viteve burgim, gazetari Mehmetaj ka kërkuar reagimin e kryeministrit Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për qëndrimet e mëhershme të Kurtit për Gjykatën Speciale.
“Përshëndetje Albin Kurti, pjesëtar i devotshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veteran i respektuar i saj. Dje ta kanë dënuar një ushtar të UÇK-së me 18 vjet burgim. A je akoma me deklarimet se Gjykata Speciale është anti-historike dhe e ka qëllim barazimin e krimeve dhe rehabilitimin e Serbisë e dënimin arbitrar të UÇK-së. A je kundër njëmend, a jo? A ka naj fjalë për këtë punë? Postim në Facebook bile? Seancë në Kuvend? Nismë për modifikim, apo zhbërje? A hiç? A e ke pas përnjëmend a fore kundërshtimin? Krejt mekanizmat në dorë i ke për heqjen e kësaj reje të zezë mbi Kosovë, qashtu qysh edhe iu ke referu? Çka po të ndalon?”, ka shkruar Mehmetaj.