Dënimi me 3 vite e 8 muaj burgim, avokati i Lekajt e quan skandaloz vendimin e gjykatës - NACIONALE

Dënimi me 3 vite e 8 muaj burgim, avokati i Lekajt e quan skandaloz vendimin e gjykatës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Pal Lekajt, Musa Damati, e ka kundërshtuar vendimin e gjykatës për dënimin e klientit të tij me 3 vite e 8 muaj burgim në rastin e 53 milionëshit.

Pas seancës, ai ka bërë me dije se vendimi i shkallës se parë është skandaloz.

Ai ka paralajmëruar se do të ankohen në shkallë të dytë.

Nuk mund ta konsiderojmë ndryshe veçse skandaloz vendimin e shkallës së parë, të njëjtin do ta apelojmë më shkallën e dytë dhe bindja jonë është se do të pësojë ndryshime në favorin tonë” ka thënë Damati.

Lajme të ngjashme