Dendias e njofton takimin me Kurtin, e quan veç "mëngjes pune"
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, njoftoi në “X” për një takim pune në mëngjes me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Zyra e Kryeministrit ende s’ka dhënë ndonjë njoftim zyrtar as për takimin as për përmbajtjen e bisedimeve.
‘’Mëngjes pune me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë’, ka shkruar Dendias.
Πρόγευμα εργασίας με τον Κοσοβάρο Πρωθυπουργό Albin Kurti @albinkurti στην Πρίστινα. pic.twitter.com/HlZU0w5xn6
— Nikos Dendias (@NikosDendias) April 16, 2026
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, vizitoi Kosovën më 16 prill, në kuadër të angazhimit në rritje të Greqisë në Ballkan, raportojnë mediat greke.
Ai do të vizitojë KFOR-in dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe kontingjentin grek ELDYKO.
Pranë kësaj vizite, u lajmërua edhe për një “takim i mundshëm” me kryeministrin Albin Kurti.
Vizita është planifikuar më herët, ndërsa Dendias mungon në një debat parlamentar në Athinë.
Kjo lidhet me përgatitjet e Greqisë për presidencën e ardhshme të Bashkimit Evropian.