Demokristianët në Gjermani distancohen nga afrimi i Zef Morinës me VV-në, rreshtohen me LDK-në - NACIONALE

Demokristianët në Gjermani distancohen nga afrimi i Zef Morinës me VV-në, rreshtohen me LDK-në

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Partisë Shqiptare Demokristiane (PSHDK) Anton Antoni, ka njoftuar largimin e tij të parevokueshëm nga kjo parti, duke shprehur pakënaqësi të thella me lëvizjet e fundit politike të kryetarit Zef Morina.

Shkak kryesor për këtë vendim është bërë zyrtarizimi i marrëveshjes së koalicionit mes PSHDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për garën zgjedhore.

Antoni ka kritikuar Morinën, duke theksuar se vendimi për t’iu bashkuar listës së Albin Kurtit është marrë në mënyrë arbitrare, duke anashkaluar plotësisht organet e partisë dhe pa asnjë konsultim paraprak me anëtarësinë.

“PSHDK ka qenë dhe duhet të mbetet parti e djathtë, me vlera të qarta politike, morale dhe shoqërore. Vendimet e fundit të kryetarit Morina nuk përputhen me këtë identitet dhe dëmtojnë integritetin e partisë”, ka shkruar Antoni.

Ish-nënkryetari kontestoi edhe legjitimitetin e një takimi të mbajtur në Gjakovë, duke e cilësuar atë si të pavlefshëm për vendimmarrje të këtij niveli. Po ashtu, ai hodhi poshtë pretendimet se PSHDK-ja nuk ka pasur mbështetje nga partneri i saj tradicional, LDK-ja, duke i quajtur ato të pavërteta.

Lajme të ngjashme