Demi, rreth përmbajtjes së edicionit të lajmeve në RTK: Si lajmet në kohën e Xhaxhit po tingëllojnë
Drejtori i Institutit Atlas, Agron Demi, ironizoi me përmbajtjen e edicionit të lajmeve të mbrëmshme në RTK, duke thënë se “tingëllojnë si lajmet në kohën e Xhaxhit”.
“Lajmet e RTK sonte ne pese minutat e para:
- Kosova ka shenu progres te jashtezakonshem...
- Diplomatja e jone...
- Per here te pare qe nga pas lufta, Trepça...
- Investime ne infrastrukturen sportive...
- Investimet ne modernizimin e FSK...
Si lajmet ne kohen e Xhaxhit po tingellojne” – shkroi ai në Facebook.
Demi ngriti shqëtësime serioze ditë më parë për mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje po e trajton mediumin publik RTK, duke e cilësuar këtë si një tendencë të rrezikshme autoritare që cenon themelet e demokracisë në Kosovë.
Sipas tij, sjelljet aktuale dëshmojnë se, nëse do t’i jepej mundësia, Vetëvendosje do të shkelte çdo mekanizëm demokratik, duke "zhdukur secilën rregull dhe do të mbyllte secilën shprehje të lirë."