Demi-Murtezi për Korenicen: Është ndër kolegët më të përgjegjshëm
Deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi-Murtezi, ka lavduar kolegun e saj Visar Korenica, i cili është shkarkuar nga funksioni i koordinatorit në Qendrën e LV-së në Rahovec.
Në një përgjigje për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se Korenica është një ndër kolegët më të përgjegjshëm dhe bashkëpunues.
“Visar Korenica është ndër kolegët më të përgjegjshëm dhe bashkëpunues për të gjithë. Për vendimin që po flisni mëndoj që duhet të kërkoni përgjigje nga kryesia e Levizjes VETËVENDOSJE”, ka thënë ajo.
Ndryshe, sot VV-ja, ka shkarkuar deputetin Visar Korenica nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec për shlkak të të bindjeve fetare.
Një vendim të tillë, e ka konfirmuar vetë z.Korenica për gazetën Nacionale. Deputeti Korenica e pohoi se ai është shkarkuar nga pozita e koordinatorit për shkak të qëndrimit të tij kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë.