Demi: Kosova duhet të përfshihet në hartën e statistikave dhe hulumtimeve shkencore - NACIONALE

Demi: Kosova duhet të përfshihet në hartën e statistikave dhe hulumtimeve shkencore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi, ka kërkuar që Kosova të përfshihet në hartën e statistikave dhe hulumtimeve shkencore.

Ai ka bërë me dije se në shumicën e statistikave krahasuese për vendet e Evropës, Kosova figuron si vrimë e zezë ngase mungojnë të dhënat për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova duhet të ndërmarr masa në këtë drejtim.

Fajtorë për këtë janë edhe institucionet e Kosovës. European Social Survey është një hulumtim me shumë pyetje që zhvillohet çdo dy vjet në gati të gjitha vendet e Evropës. Kosova nuk është pjesë e ESS ngase institucionet nuk kanë pranu me pagu një tarifë të anëtarësisë. Anëtarësia në ESS është konsideru si progres në raportet e KE për vendet tjera të rajonit, si mënyrë për me avancu fushën e hulumtimeve”, ka shkruar ai.

Demi ka treguar se instituti i tij ka në viitn 2018 e kishte bërë një përpjekeje në këtë drejtim.

Në maj të 2018 si GAP kemi ndërmjetësu një takim mes drejtuesve të ESS dhe MASHT. Ministri i atëhershëm kishte konfirmu takimin, por në ditën e paraparë ai nuk ishte paraqitur në takim për të pritur drejtuesit e ESS që për këtë qëllim kishin ardhur nga Londra. Por në vend të tij kishte udhëzuar njërin nga 5 zëvendësministrat që të priste delegacionin nga Londra. Edhe pse për ESS takimi me një zëvendësministër ishte një sukses, ne e dinim që nuk ka asgjë prej kësaj pune dhe zv.ministrave që ishin emëruar për me mar një rrogë si militantë partiak”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kosova është ndër vendet e pakta që nuk është anëtare e ESS. “Qeveria aktuale duhet me ra në kontakt me ESS, me pagu tarifën e anëtarësisë dhe me vu Kosovën në hartën e statistikave dhe hulumtimeve shkencore”, ka vlerësuar Demi.

Lajme të ngjashme