Demhasaj: AAK-ja angazhohet për qeveria të opozitës, nuk kemi asnjë kusht për këtë qeveri - NACIONALE

Demhasaj: AAK-ja angazhohet për qeveria të opozitës, nuk kemi asnjë kusht për këtë qeveri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së për deputet, Artan Demhasaj, ka bërë me dije se kjo parti është për një qeveri të opozitës.

Ai ka treguar se AAK-ja e Ramush Haradinaj nuk ka kushte për këtë qeveria.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ai ka thënë se Ramush Haradinaj ka qenë nder të paret që e ka përkrahur një qëndrim të tillë.

“Qëndrimi ka qenë publik që Haradinaj ka thënë se do të angazhohem për një qeveri të opozitës, pa kushte. Pra që i bie që nuk ka vendosur kushte e dua këtë pozitë, as e dua këtë ministri apo atë ministri, thjesht ka qenë pozicion pa kushte.Ai iu ka ofruar ndihmë dhe bashkëpunim partive opozitare për t’u bërë bashkë dhe për ta bërë një qeveri të opozitës. E ka synimin për president nuk e ka fshehur asnjëherë”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme