Demaku tallet me Hekuran Muratin: Keq që s'ka me pa gjallni nëpër markete - NACIONALE

Demaku tallet me Hekuran Muratin: Keq që s'ka me pa gjallni nëpër markete

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja Dafina Demaku, ka reaguar pasi projektligji për tërheqjen e Trustit Pensional nuk ka kaluar sot në Kuvendin e Kosovës.

Demaku përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratin.

Keq per ministrin Hekuran Murati qe s'ka me pa gjallni neper markete”, ka shkruar Demaku.

Ju kujtojmë se muaj më parë, ministri Murati kishte bërë një deklaratë kontraverze, duke thënë se ka parë efektet e ekzekutimit të pagesave nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

Sot kesh në market dhe e pashë një gjallëri. Familjet që jetojnë me nga një pagë, e kanë vështirë me zënë muji-mujin. Pra pak i kemi ndihmuar. Këto janë për muaj. Për kategoritë e asistences sociale ka rritje gjatë tërë vitit”, kishte thënë Murati.

Lajme të ngjashme